Tuesday 15th October 2019
x-pressed | an open journal
March 1, 2013
March 1, 2013

FMN: një industri shfajësimesh

Author: Aris Xatzistefanou Translator: Anablava Ligataj
Source: Unfollow  Category: On the crisis
This article is also available in: elenesfr
FMN: një industri shfajësimesh

Pas tre vitesh në Greqi, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka triumfuar në misionin e tij të caktuar nga PASOK [1] dhe sistemi ndërkombëtar bankar.

Qëkur njerëzit mësuan të kërkojnë falje, nderi humbi – thotë një shprehje e vjetër greke. Në rastin e FMN [2], bashkë me nderin, humbën edhe miliona jetë e triliona dollarë. Sidoqoftë, sipas mendimit tonë modest, FMN duhet të ndjekë një këshillë të vjetër të Mahatma Gandhit: “Mos kërko kurrë falje kur ke të drejtë”.

Përfytyroni një kuzhinier që, me të hyrë në kuzhinë, ndjek me përpikmëri një recetë të gabuar. Klientët e tij vuajnë nga diarrea dhe disa prej tyre madje vdesin. Çdo herë, kuzhinieri jep një fjalim duke pranuar gabimet e recetës, kërkon përulësisht falje e pastaj kthehet në kuzhinën e tij për të përgatitur vaktin vrastar të rrallës.

Po në këtë mënyrë, shumë nga mbështetësit por edhe kritikët mundohen ta prezantojnë FMN, p.sh. si një version të kuzhinierit suedez nga shfaqja e Muppet, i cili, në këtë pjesë, rastis të ketë në dorë fatin e miliona njerëzve anembanë planetit.

Gabimi i famshëm i “shumëzuesit”, pranuar nga FMN (por jo nga nëpunësit e paguar prej tij në zyrat politike dhe gazetareske në Greqi), është vetëm një nga shembujt më të fundit të një liste të gjatë të mea culpa-ve të organizatës ndërkombëtare.

Vështirë të gjindet qoftë një rast i vetëm në të cilin ndërhyrjet e FMN nuk kanë pasur pasoja të tmerrshme për ekonominë dhe nuk janë pasuar nga një pranim publik apo sekret përgjegjësie nga analistat e tij.

Në kulmin e “dështimit” të tij, FMN ka pranuar publikisht se Islanda ja doli t’i mbijetonte krizës duke injoruar të gjitha regullat e vendosura nga principata neoliberale – në fakt, Islanda theu çdo rregull: nga përzgjedhjet e pagimeve dhe zhvlerësimi i monedhës kombëtare deri te shtetëzimi i bankave dhe ndalimi i lëvizjes së lirë të kapitalit.

thumb (1)

Në rastin e Argjentinës, Fondi, nëpërmjet raporteve të tij, përshkroi një nga një gabimet që quan në rrëzimin e shtetit. Këto janë po të njëjtat “gabime” që ju impostuan Greqisë me politikat asketike, duke mohuar përzgjedhjet e pagimeve dhe duke këmbëngulur në një bashkim monetar që kishte rezultate pothuajse identike me lidhjen e Pesos Argjentinase me Dollarin Amerikan.

Gjithsesi, a janë këto arsye të mjaftueshme për ekzekutivët e organizatës që të kërkojnë falje? Pergjigjja jonë eshte pa dyshim negative sepse në kundërshtim me përceptimin e “kuzhinierit dështak”, FMN është në fakt një “killer serial” i shkëlqyer. Fakti që çdo herë, ato përshkruajnë se si e vranë viktimën e tyre, nuk do të thotë në asnjë mënyrë se ato dështuan në misionin e tyre.

Dy janë sekretet më të mëdha rreth mea culpa-s pompoze të FMN. Së pari, ato nuk kushtojnë asgjë. Nje “oops” pasi të kesh reduktuar jetëgjatësinë e miliona njerëzve me nga dhjetë vite – si në rastin e Rusisë-, pasi të kesh drejtuar mijëra vetë drejt vetëvrasjes – si në Greqi-, qindra fëmijë drejt kërkimit të lëmoshës- si në Argjentinë- dhe me dhjetëra femra drejt prostitucionit – si në Romani- nuk përbën nje kërkesë të ndjerë për falje. Në fakt, është si të pështysh mbi fytyrat e viktimave duke deklaruar se ato ishin të pafat mjaftueshëm për të shkuar si cjapi te kasapi.

Gjithsesi, keqkuptimi më i madh rreth shfajësimeve të FMN është rreth përmbajtjes të çështjeve për të cilat ato kërkojne falje. Organizata ndërkombëtare mundet lehtësisht të kërkojë ndjesë që nuk shpëtoi ekonomitë e shteteve që kërkuan ndihmë, thjesht sepse kurrë nuk kishte planifikuar të bënte dicka të tillë. Siç më ka shpjeguar ekonomisti argjentinas, Claudio Katz: “FMN është një instrument i bankave, dhe përderisa nuk ndryshon pozicioni i bankave, sjellja e FMN nuk do të ndryshojë.”

Ky “keqkuptim”- që roli i FMN është të shpëtojë shtetet – i ka rrënjët vite përpara që në vitin 1944, kur fituesit e Luftës së Parë Botërore ndërtuan strukturën e re ekonomike me marrëveshjen e Bretton Woods. Duke reflektuar ekuilibrin e ri, krijuar pas rënjes së Perandorisë Britanike, struktura e re vendosi mbizotërimin e dollarit si valutë botërore. FMN dhe Banka Botërore, të krijuara në të njëjtin vit, do operonin si rregullues dhe rojtarë të sistemit të ri duke ndërhyrë për të mbuluar parregullsitë në valuatat e këmbimit të shteteve dhe do të ndihmonin në integrimin e ngadaltë të Europës në botën e re dhe të guximshme të kapitalizmit amerikan.

Ky konceptim, prapseprap, u shëmb në vitet e hershme të shtatëdhjetave bashkë me shpirtin e Bretton Woods. Që atëherë, Fondi reshti të merrej me çështje si stabiliteti i valutave të këmbimit dhe u përqëndrua në botën në zhvillim, që papritmas ra në kurthin e borxheve. FMN u shndërrua brenda pak vitesh, në “tallyman” për institucionet kryesore financiare të planetit. “Ishte një grabitje e vazhdueshme nga shtetet e veriut” Hugo Arias, drejtor i Komitetit të Kontrollit Financiar në Ekuador dhe koleg i afërt i Presidentit Rafael Correa, na shpjegoi më herët.

Që nga ajo ditë, qëllimi i FMN nuk ishte të ndihmonte ekonomitë kombtare t’i shpëtonin krizës, por t’i mbannte ato ekonomi në një gjëndje të përhershme limboje, duke lejuar bankat e huaja të thithnin bilancin pozitiv të vlerës së punës. Nëqoftëse një shtet do të falimentonte – p.sh. pagesat me detyrim – bankat do të humbisnin paratë. Në anën tjetër, nëqoftëse shteti do rikuperohej, nuk do ishte më nën kontrollin e bankave. Secila nga këto dy situata do ishte nje dështim për FMN-në e cila do të humbiste automatikisht dobinë e tij në sistemin botëror financiar.

Shembulli i Koresë së Jugut është tipik në mënyrën në të cilën FMN-ja, me qëllim që të ndihmonte bankat kreditore si American Citibank dhe Chase Manhattan, e udhehoqi shtetin në recesionin më të thellë që nga kriza financiare e 1997-ës. E ngjashme ishte situata në Indonezi. Sipas një rrjelljese ten je raporti konfidencial të FMN-së te New York Times, Fondi përkeqësoi krizën bankare të shtetit, duke bllokuar efortet e një ristrukturimi të borxheve që mund të cënonte interesat e debitorëve të huaj – pikërisht çfarë qeveria e Papandreout bëri në vitet e para të krizës nën urdhërat e FMN-se dhe të suportit të akademikëve dhe gazetarëve me rroga të majme.

Përjashtim ishte rasti i Turqisë, rëndësia gjeopolitike e së cilës nuk e lejonte Washingtonin ta flijonte në altarin e përfitimit të direct banking. “Ne kurrë nuk e kemi trajtuar Turqinë në terma plotësisht ekonomike“, një ekonomist grek që ishte për katër vite në zyrat qëndrore të FMN-se më tha në konfidencë para ca vitesh. Ishte pak pas krizës financiare të 2001-it, kur FMN dhe Banka Botërore bujarisht ofruan 20 bilion dollarë.

Në të gjitha rastet e tjera, Fondi Monetar Ndërkombëtar mundet bujarisht të kërkojë ndjese për situatën në të cilën i la ekonomitë kombëtare duke e ditur se kishte përmbushur misionin e tij. Pikërisht ashtu si ndodhi me Greqinë, kreditorët ja dolën të hiqnin bondet e tyre toksike, ligji i punës u kthye në të njejtat kushte si në shekullin e 19të, prona publike po shitet për kënaqësitë e elitave ekonomike greke dhe të huaja dhe reagimet po shtypen ose nga policia zyrtare ose nga organizata para-qeveritare fashiste nxitur nga PASOK dhe Nea Dimokratia [3]. Rasti i Greqisë është me të gjitha gjasat suksesi më i madh në historinë e FMN-së. Dhe s’ka rëndësi se sa shumë të kërkojnë falje, nuk mund ta fshehin triumfin e tyre absolut.

[1] PASOK: Emri Partisë Socialiste të Greqisë që ka udhëhequr vendin për 22 vite. (1981-1989, 1993-2004, 2009-2012) gjatë 38 viteve pas renjës së diktaturës (1974)
[2] Fondi Monetar Ndërkombëtar
[3] Nea Dimokratia: Parti e djathtë, koka e koalicionit qeveritar të tanishëm)

This article is also available in:

Translate this in your language

Like this Article? Share it!

Leave A Response