Friday 20th September 2019
x-pressed | an open journal
February 1, 2014
February 1, 2014

Ju lutemi të nënshkruani dhe shpërndani: Të mbyllen kampet e përqëndrimit për emigrantët

Category: Borders
This article is also available in: elenesfritpt-ptsh
Ju lutemi të nënshkruani dhe shpërndani: Të mbyllen kampet e përqëndrimit për emigrantët

JU LUTEM NËNSHKRUANI DHE SHPËRNDANI PETICIONIN PËR TË MBYLLUR QENDRAT E BURGIMIT.

Greqia e shekullit të 21-të, ka ndërmarrë një operacion, qëllimi I të cilit është të terrorizojë, torturojë dhe poshtërojë me mijëra njerëz, duke na poshtëruar në këtë mënyrë edhe ne të gjithëve: refugjatët dhe emigrntët në Greqi po mbahen në kampe përqëndrimi. Këto janë magazina dhe depo per qënje njerëzore, krimi i vetëm i të cilëve është se janë zënë brenda shtetit pa letra!

Shteti Grek, pa gjurmën më të vogël te humanitetit apo sensitivetit, dënon me mijëra emigrantë (përfshirë minorenë, njerëz në nevojë të ndihmës mjeksore dhe viktima të torturës) me burgim 18-mujor në kushtet më të mjerueshme: pa orare në ajer të hapur, me mungesë të plotë higjene, me sasi të pamjaftueshme ushqimi dhe përkujdesjeje mjeksore, si dhe pa mundësi komunikim me familjen dhe të afërmit.

Grupe internacionale mbi të drejtat e njeriut kanë dokumentuar kushtet skandaloze të burgimit të emigrantëve dhe kërkuesve për azil në Greqi, si edhe gjykatat Europiane e kanë kritikuar Greqinë për trajtimin çnjerëzor dhe degradues qe u bën emigrantëve.

Shumica e të burgosurve në këto kampe përqëndrimi nuk mund të deportohen, duke e bërë kështu burgimin e tyre një dënim për faktin se janë munduar te arratisen nga lufta dhe varfëria ekstreme.
Qëllimi i shtetit është të dekurajojë emigrantët e ardhshëm nga emigrimi për në Greqi.

Këto urdhera dhe plane vijnë direkt nga nivelet më të larta te Policisë, siç u provua edhe nga audioja shokuese, publikuar kohët e fundit, në të cilën Shefi i Policisë Shtetërore, dëgjohet qartazi duke u thënë oficierëve të tij “Detyra jonë është tua bëjmë jëtën të pamundur atyre”.

70 vite pas Holokaustit dhe krimeve naziste, si dhe pas Konventës të Drejtave të Njeriut, që OKB përpiloi të ndalonte që të tilla tragjedi të përsëriteshin, qëndrat e burgimit janë pjesë e realitetit të shumë shteteve europiane dhe duket se vërtet e meritojnë emrin që i ështe vënë: kampe përqëndrimi.

JU LUTEM NËNSHKRUANI DHE SHPËRNDANI PETICIONIN PËR TË MBYLLUR QENDRAT E BURGIMIT.

Creative Commons License
Ju lutemi të nënshkruani dhe shpërndani: Të mbyllen kampet e përqëndrimit për emigrantët by Open Initiative against Detention Centres is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivs 3.0 Unported License.

This article is also available in:

Translate this in your language

Like this Article? Share it!

Leave A Response